SPPTSH ZGJIDHET ANËTARE E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PUNËS
Me vendimin e Këshillit të Ministrave, Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomit të Shqipërisë është përfshirë në Këshillin Kombëtar të Punës, instrumentin më të lartë të dialogut social në vend 🇦🇱.
Ky është një hap historik që garanton që zëri i punëtorëve të sektorit tonë të dëgjohet në nivelin më të lartë të vendimmarrjes për politikat e punës dhe marrëdhëniet industriale.
🤝 Ky zhvillim konfirmon rolin e SPPTSH-së si një nga organizatat më të përfaqësuara dhe aktive në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve, përmes dialogut social dhe bashkëpunimit institucional.
📰 Në këtë numër të newsletter-it (Tetor 2025) lexoni gjithashtu:
✅ Takimin me deputetin gjerman Frank Bsirske mbi “bashkëvendosjen” dhe rolin e sindikatave në politikë
✅ Akademinë për Punë të Denjë në Ballkanin Perëndimor – kontributi i SPPTSH në Igalo
✅ Partneritetin Shqipëri–Mal i Zi për të drejtat e punëtorëve
✅ Rritjen e pagave në One Albania dhe Teleperformance Albania
✅ Problematikat e teknikëve të rrjeteve dhe thirrjen për ndërhyrje të Inspektoratit të Punës



